SelefuSalih
Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu...Stafi i Forumit ju uron mirëseardhje, bashkëbisedim dhe përfitim të këndshëm pranë http://selefusalih.albanianforum.net/forum Regjistrimi është falas dhe ju kushton maksimumi 1 minutë kohë. Allahu ju shpërbleft.

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” ... Suretu: Fusilet, ajeti: 33.
 
ForumiForumi    CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  

Share | 
 

 A transferohen bakteret nga stetoskopi?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Selefu-Salih



Numri i postimeve: 48
Join date: 26/12/2011
Location: Atu ku adhurohet Allahu

MesazhTitulli: A transferohen bakteret nga stetoskopi?   Thu Jan 19, 2012 11:38 am

A transferohen bakteret nga stetoskopi?


Stetoskopët mund të jenë burim i pa njohur i kontaminimit bakterial. Infeksionet e fituara në spitale janë përgjegjëse për rreth 100 mijë vdekje çdo vit. Punëtorët e Kujdesit Shëndetësor janë këshilluar që të lajnë duart e tyre tërësisht në mes pacientëve që të zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve. Edhe pse kjo përpjekjeje është thelbësore, nuk e ka eliminuar problemin tërësisht.

Një studim i ri sugjeron se, stetoskopët mund të bartin bakterie të rrezikshme, duke përfshirë Clostridium difficile dhe MRSA ( Stafilokokus aureus rezistent në meticilinë). Hulumtuesit pranë Cleveland VA demonstruan se të dy llojet e baktereve transferohen lehtësisht nga dhe në stetoskop. Hulumtuesit konkluduan se, "Gjetjet tona sugjerojnë se stetoskopët mund të jenë vektorë të nënvlerësuar për transmetimin e patogjenëve ."

Ata sugjeruan se mund të jetë e dobishme nëse punëtorët e kujdesit shëndetësor të pastronin stetoskopët e tyre pas ekzaminimit të pacientëve, duke i fërkuar me garza ose vatë me alkool. Ndoshta pacientët, do të duhej të pyesnin mjekët dhe infermieret nëse ata i kanë pastruar duart dhe stetoskopët e tyre para çdo ekzaminimi.


[Infection Control and Hospital Epidemiology, Janar, 2012]


Burimi: http://www.jstor.org/pss/10.1086/663338

Përshtati: Meriton Muriqi

Burimi: http://www.albselefet.com/shendetesia-dhe-shkenca/15722-transferohen-bakteret-nga-stetoskopi.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

A transferohen bakteret nga stetoskopi?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SelefuSalih :: Temat Islame :: Shëndetësia dhe Shkenca-