Selefu-Salih

Numri i postimeve: 48 Join date: 26/12/2011 Location: Atu ku adhurohet Allahu
 | Titulli: Modestia e Muhammedit-alejhissalatu vesselam Thu Jan 19, 2012 11:32 am | |
| Modestia e Muhammedit-alejhissalatu vesselam
Parathënia Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartëmadhëruar,kurse Salavatet dhe Selamet më të sinqerta qofshin për të dërguarin e Allahut Muhammedin-alejhisselam-,familjen e tij,shokët si dhe gjithë atyre që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Në vazhdim themi: Pasi që muslimani e ka për obligim ta marrë për shembulltyrë Muhammedin alejhiselam në të gjitha sferat e jetës së tij,pamë të udhës që lexuesve t'ju afrojmë një temë për modestin e Muhammedit-alejhiselam-bazuar bazuar në Hadithe të vërteta Profetike,duke shpresuar se sado pak do të mbushim zbrazëtirën e edukimit të mirëfilltë shpirtëror. Lusim Allahun e Lartëmadhëruar që ta bëjë për hirë të fytyrës së Tij,dhe t'më shpërblej më një shpërblim që është shkaktar për shpëtimin tim në botën e pastajme,atë ditë kur nuk vlen as dinari as dirhemi,përveç atij që i paraqitet Allahut me një zemër të pastërt.
Domethënia e Modestisë
Fjala"Modesti"në terminologjin Islame ka për qëllim një musliman i cili është i cilësuar me thjeshtësi në fjalët,punët,veshjen…e tij me qëllim adhurimi dhe përkushtimi ndaj Allahut,duke mos u mburrur në anën tjetër me aftësit dhe zotësit e tij si shenjë mbivlerësimi të tyre dhe nënqmimi e mendjemadhësie ndaj të tjerëve.
Modestia e Muhammedit-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-
Me që modestia është pjesë e moralit Islam,atëherë morali i Muhammedit-alejhisselam-është më i përkryeri dhe më i larti me dëshmin e Allahut në Kur'an: "Vërtetë ti(Muhammed)je në shkallën më të lartë të moralit"(El-kalem:4).
Thotë gruaja e Muhamedit-alejhisselam-Aishja-kënaqësia e Allahut qoftë mbi të-: "Morali i tij(Muhammedit alejisselam)ishte Kur'ani".
Prej haditheve të vërteta që janë transmetuar për modestin e Muhammedit alejhisselam i veçojmë këto:
1-Modestia e tij në ngrënie dhe pirje Thotë Muhammedi alejhisselam:Unë ha(dhe pi)ashtu si hanë robi i thjeshtë…".
2-Modestia e tij në ulje Thotë Muhammedi alejhisselam:"Unë ha ashtu si hanë robi dhe ulem(thjeshtë)si ulet robi".
Thotë gjithashtu:"Unë ha si hanë robi,ulem si ulet robi dhe unë nuk jam tjetër përveçse rob( i Allahut)".
3-Modestia e tij në sjellje Thotë Muhammedi-alejhisselam-:"Vërtetë mua Allahu më bëri rob fisnik,e jo mendjemadh dhe inatçor".
4-Modestia e tij në shtratin dhe jastëkun që flinte në të Thotë Aishja-kënaqësia e Allahut qoftë mbi të-:"Ishte jastëku dhe shtrati me të cilën flinte (Muhammedi-alejhisselam)natën në të nga lëkura e mbushur me gjethe palmash".
5-Modestia e tij gjatë të ecurit në turmën e njerëzve Ibn Abbasi-radijAllahu anhuma-thotë:Ai(Muhammedi alejhisselam)nuk i shtyente njerëzit kur rrokeshin me të(gjatë ecjes në turmën e njerëzve)as nuk i godiste ata".
6-Modestia e tij në lëmoshë-sadaka pa dallim mes njerëzve Thotë Enes ibn Maliku-radijAllahu anhu:"Nuk kishte njeri që i kërkonte atij(Muhammedit alejhisselam)diç,përveçse i jipte atij, përndryshe(nëse nuk kishte ç'ti jap)heshte(nga turpi)".
7-Modestia e tij më të dobëtit,të varfurit dhe sëmurit thotë Sehl ibn Hanifi-radijAllahu anhu-:"Ai (Muhammedi-alejhisselam-)shkonte dhe i vizitonte të dobëtit e muslimanve,të sëmurit e tyre dhe ia përcillte xhenazet e tyre".
Kurse Xhabir ibn Abdullahu-radijAllahu anhu thotë:"Gjatë udhëtimeve Muhammedi alejhisselam qëndronte mbrapa me qëllim që t'i ndihmojë të dobëtit,t'i hipte ata në mjetet e tyre të udhëtimit dhe bënte dua për ta".
8-Modestia e tij ndaj ftesave e të varfurëve Thotë ibn Abbasi-radijAllahu anhuma:"(Muhammedi alejhisselam)ulej dhe hante në tokë,dhe I përgjigjej ftesave të të varfurëve madje edhe në bukë të elbit".
9-Modestia e tij shërbimin e vetvehtës Thotë bashkëshortja e Muhammedit –alejhisselam-,Aishja-kënaqësia e Allahut qoftë mbi të-:(Muhammedi alejhisselam)vet e qepte rrobën, e mjelte delën dhe i shërbente vet vehtës së tij".
Thotë Ebu Ejjub Ensariu-radijAllahu anhuma:"(Muhammedi-alejhisselam-)si mjet udhëtimi kishte(shpeshherë)Gomarin,vet i rregullonte nallet,vet e harnonte rrobën,dhe vishte rroba nga leshi dhe thoshte:"Kush largohet nga sunneti im nuk është nga ne".
10-Modestia e tij me fëmijët Thotë Enes ibn Maliku-radijAllahu anhu-:Muhammedi alejhisselam vizitonte Ensarët dhe i përshëndeste fëmijët e tyre(me selam) dhe fërkonte kokat e tyre".
Thotë gjithashtu:Kur kalonte Muhammedi alejhisselam pran fëmijëve i përshëndeste ata me selam.
11-Modestia e tij me të huajtë-jabanxhinjtë Ebu Mes'udi Bedriu –radijAllahu anhu-tregon se kur një jabanxhi për herë të parë e shihte Pejgamberin-alejhisselam-turpërohej nga ai,e për ta liruar atë i thoshte:"Rehatohu(vëlla)se unë nuk jam mbret,unë nuk jam tjetër përveçse bir i një nëne që hante ushqim të konservuar".
12-Modestia e tij me shokët dhe Melaiket Thotë Muhammedi alejhisselam-:"Ecni përpara meje dhe ma lëni shpinën për Melaiket".
13-Modestia e tij gjatë përshëndetjes me dorë Thotë Abdullah ibn Umeri-radijAllahu anhuma-:Kur e përcillte Muhammedi alejhisselam dike për udhëtim nuk ia lëshonte dorën,derisa ai t'ia lëshonte dorën e tij…".
14-Modestia e tij me shërbtorët Muhammedi alejhisselam iu drejtohej shërbtorit të tij duke i thënë:A ke nevojë për diç?
15-Modestia e tij në pranimin e dhuratës Thotë Ebu Hurejra-radijAllahu anhu-:"Muhammedi alejhisselam pranonte dhuratën…".
Thotë Aishja-kënaqësia e Allahut qoftë mbi të-:"Muhammedi alejhisselam pranonte dhuratën dhe shpërblente për të".
16-Modestia e tij në mënyrën e ngrënies. Ka'b ibn Maliku-radijAllahu anhu-thotë:"Muhammedi alejhisselam hante me tri gishtërinjtë(e parë)dhe i lëpinte ato(nëse paraqitej nevoja) para se t'i pastroj".
17-Modestia e tij me robërit Abdullah ibn Ebu Evfa-radijAllahu anhu- thotë:"Muhammedi alejhisselam nuk kishte mendjemadhësi,ai ecte me të varfurit,robërit dhe ua kryente punët e tyre".
Shkroi: AbdulMelik-Besfort Maxhuni-(qoftë Allahu në përkrhajen e tij çdo herë)-. Jordani-Zerka. 15/1/2012
Burimi: http://www.albselefet.com/sira-historia-islame-dijetaret/15839-modestia-e-muhammedit-alejhissalatu-vesselam.html |
|