Selefu-Salih

Numri i postimeve: 48 Join date: 26/12/2011 Location: Atu ku adhurohet Allahu
 | Titulli: Fik'hu i imam Uthejminit (1) Thu Jan 19, 2012 11:28 am | |
| Fik'hu i imam Uthejminit (1)
Shejkh el-Uthejmin (rahimehullah)
E kam pyetur shejhun tonë: A prishet abdesi kur gruaja prek organin e foshnjes së saj? Ai u përgjigjë: Jo, nuk e prish abdesin. E kam pyetur shejhon tonë: Disa gra thonë se ato shohin në gjumë si kur kryejnë marrdhënie (intime) dhe gjatë saj ndiejnë kënaqësi njësoj siç ndiejnë kur kryejnë marrdhënie në të vërtetë (me burrat e tyre). Porse kur zgjohen prej gjumit ato nuk shohin asnjë shenjë prej el menij. A është detyrë për to që të lahen nga kjo gjë? Ai u përgjigjë: Jo, bazuar në fjalën përgjithshme të tij (salAllahu alejhi ue selem) drejtuar gruas e cila e pyeti atë në lidhje me këtë gjë:
(نعم إذا رأت الماء) “Po, nëse shikon ujin.”[1]
E kam pyetur shejhun tonë (Allahu e mëshiroftë): A është e ligjëruar përgjigja e muezinit edhe në ikamet? Ai u përgjigjë: Sipas medh'hebit (hanbeli) kjo është e ligjëruar, porse hadithi i cili transmetohet në lidhje me të është i dobët (daif). Prandaj më e sakta është mos legjimiteti i saj. ]1] Buhariu (282) dhe Muslimi (313)
Shkëputur nga Themeratu et teduin min mesail Ibën Uthejmin
Burimi: Fik'hu i imam Uthejminit (1)
|
|