SelefuSalih
Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu...Stafi i Forumit ju uron mirëseardhje, bashkëbisedim dhe përfitim të këndshëm pranë http://selefusalih.albanianforum.net/forum Regjistrimi është falas dhe ju kushton maksimumi 1 minutë kohë. Allahu ju shpërbleft.

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” ... Suretu: Fusilet, ajeti: 33.
 
ForumiForumi    CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  

Share | 
 

 Fëmijët janë stoli dhe sprovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Selefu-Salih



Numri i postimeve: 48
Join date: 26/12/2011
Location: Atu ku adhurohet Allahu

MesazhTitulli: Fëmijët janë stoli dhe sprovë   Tue Jan 17, 2012 12:37 pm

Fëmijët janë stoli dhe sprovë



Shkruar nga Abdus-Salam bin Abdilah es-Sulejman
E Hene 09 Janar 2012 19:24


Shejkh Abdus-Salam bin Abdilah es-Sulejman:
Fëmijët janë stoli e kësaj bote.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

"Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote..." 18:46

Fëmijët, gjithashtu janë sprovë. Allahu i Lartësuarka thënë:

"S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë..." 64:15

Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) përderisa ishte mbi minber duke folur, erdhën dy nipat e tij Hasani dhe Husejni. Ata ishin veshur me këmisha të kuqe, e kur i pa i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), zbriti nga minberi dhe i morri me vete në minber. Pastaj ai lexoi ajetin:

"S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë..." 64:15

Dhe tha: Unë i pashë këta dy djelmosha dhe nuk u durova pa zbritur poshtë dhe t’i bartë ata këtu lartë me mua.” Ebu Davudi (1109).

Fëmijët mund të bëjnë që prindërit të largohen nga bindja ndaj Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“O ju që besuat, mos t’u shmangin nga kujtimi i Allahut as pasuria e as fëmijët tuaj. E kushdo që e bën këtë, atëherë ata janë të humburit.” 63:9

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:


“Fëmijët shkaktojnë frikë dhe koprraci.” Ahmedi (17562).

Frika do të thotë të mos shkosh në Xhihad nga frika për të vdekur.

Ndërsa koprraci, do të thotë që të mos japësh lëmoshë nga frika se ajo do të ndikojë në furnizimin e fëmijëve.


Kontrolloi: Usame Morina

Burimi: Tarbijet-ul-Eulad, faqe. 9-10


Burimi: Fëmijët janë stoli dhe sprovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Fëmijët janë stoli dhe sprovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SelefuSalih :: Motra Muslimane dhe Familja :: Prindërit dhe Fëmijët Tanë-