Selefu-Salih

Numri i postimeve: 48 Join date: 26/12/2011 Location: Atu ku adhurohet Allahu
 | Titulli: Veshje e fustanit të bardhë ditën e martesës? Tue Jan 17, 2012 12:33 pm | |
| Veshje e fustanit të bardhë ditën e martesës?
Shkruar nga Shejkh Uthejmin E Merkure 11 Janar 2012 18:04
Pyetje: Çfarë është gjykimi që nusja të vesh fustan të bardhë (fustanin e nusërisë), ditën e martesës, nëse ajo e di se kjo është përngjasim me jobesimtarët? Shejkh Uthejmin: Një grua mund të vesh rroba të bardha me kusht që ato të mos i ngjasojnë rrobave të meshkujve. Sa i përket asaj se ajo i ngjason jobesimtareve, ky përngjasim nuk ekziston në ditët e sotme. Të gjitha gratë myslimane veshin këso fustane kur ato martohen. Gjykimi i veprës, varet nga qëllimi i veshjes. Pra, përngjasimi me jobesimtaret ka përfunduar dhe ky fustan është bërë një gjë normale edhe në mesin e myslimaneve, andaj nuk ka asgjë të keqe për ta veshur këtë fustan. Përveç nëse rroba e tillë, të jetë e ndaluar në thelb. Në këtë rast, veshja e asaj rrobe, është e ndaluar pa u thelluar në detaje të nijetit. Kontrolloi: Usame Morina Burimi: www.sahab.net
Burimi: Veshje e fustanit të bardhë ditën e martesës? |
|