Selefu-Salih

Numri i postimeve: 48 Join date: 26/12/2011 Location: Atu ku adhurohet Allahu
 | Titulli: Qëndrimi i Allahut mbi Arshin e Tij Thu Jan 12, 2012 8:40 am | |
| Qëndrimi i Allahut mbi Arshin e Tij
Pasuesit e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu i Madhëruar është mbi shtatë qiejtë e Tij, mbi Arshin e Tij, siç e ka thënë këtë në Librin e Tij, në Fjalën e Tij në suren el-A'raf:
"Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejtë dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor, ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij)."
Dhe thotë Allahu në suren Junus:
"Padyshim që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejtë dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj Ai u ngrit lartë dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor, ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij) duke rregulluar e sunduar çështjet për çdo gjë. Asnjë ndëmjetësues nuk mund të kërkojë të flasë (për të ndërmjetësuar tek Ai), veçse pas Lejes së Tij…"
Dhe Fjala e Allahut në suren er-Ra'd:
"Allahu është Ai, i Cili ngriti qiejtë pa shtylla që t'i shihni, pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh…"
Dhe Fjala e Tij në suren el-Furkan:
"Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. I Gjithëmëshirshmi! Kështu, pra, pyete Atë (O Muhamed!) për Cilësitë e larta të Tij, etj.) sepse Ai është i Njohur për gjithçka."
Dhe Fjala e Allahut në suren es-Sexhde:
"Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor, ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij)."
Dhe Fjala e Allahut në suren Ta-Ha:
"Mëshiruesi mbi Arsh qëndron."
Gjithashtu na ka treguar Allahu i Lartësuar për firaonin e mallkuar se a i tha Hamanit:
"O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund t'i arrij rrugët e qiejve dhe të mund të shoh Zotin e Musait. Por, unë me të vërtetë që e quaj atë gënjeshtar…"
Dhe firaoni nuk e tha këtë veçse për shkak se ai dëgjoi Musain (alejhis-selam) të thotë se Zoti i tij është në qiell. A nuk e sheh fjalën e firaonit:"Por unë me të vërtetë që e quaj atë gënjeshtar." d.m.th. e quaj gënjeshtar për fjalën e tij se në qiell ka Zot. Dhe të gjithë dijetarët e muslimanëve dhe imamët e mëdhenj prej selefëve (Allahu i mëshiroftë) nuk janë kundërshtuar kurrë në fjalën se Allahu është mbi Arshin e Tij dhe se Arshi i Tij është mbi shtatë qiejt e Tij.
Ata (pasuesit e sunetit dhe dijetarët e Hadithit) e pohojnë këtë - atë që ka pohuar Allahu i Lartësuar - besojnë në të dhe e besojnë lajmin e Zotit të tyre. Ata thonë ashtu si ka thënë Allahu për qëndrimin e Tij mbi Arshin e Tij duke e marrë atë nga kuptimi i drejtpërdrejt i fjalëve dhe duke ia lënë Allahut dijen dhe njohurinë e të vërtetës së tij (qëndrimit mbi Arsh dhe çdo Cilësije të Allahut) dhe thonë: "Ne besojmë në të (Kur'anin); i tëri (Ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë. Dhe nuk marrin mësim veçse ata që janë të pajisur me mendje të shëndoshë."
Ashtu si na ka treguar Allahu për të vendosurit plotësisht në dije: se e thonë këtë fjalë dhe Allahu ua pëlqeu këtë atyre dhe i lavdëroi ata.
Na ka treguar Ebu Hasen Abdurrahman Ibn Ibrahim Ibn Muhamed Ibn Jahja el-Mizki se Muhamed Ibn Daud Ibn Sulejman ezZahi u ka thënë: Më ka treguar Ali Ibn Muhamed Ibn Ubejd Ebu el-Hasen se Ebu Jahja Ibn Kijsbeh el-Uerak ka thënë: Na ka thënë Muhamed Ibn Eshras el-Uerak Ebu Kenane se Ebu Mugijrah el-Hanefi ka thënë: Na ka thënë Kur-ratu Ibn Halid se Hasenit i ka thënë babai i tij se Umu Selemeh (gruaja e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), nëna e besimtarëve) ka thënë për fjalën e Allahut të Lartësuar: "Mëshiruesi mbi Arsh qëndron": Thotë Umu Selemeh:"el-Istiua (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është e panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja (në lidhje me qëndrimin e Allahut mbi Arsh), pohimi i tij është prej besimit ndërsa mohimi i tij është kufër (mosbesim)."
Na ka treguar Ebu Hasen Ibn Ebi Is'hak el-Mizki Ibn el-Mizki se Ahmed Ibn Hadër Ebu el-Hasen es-Shafi'i ka thënë: Na ka thënë Shadhani se Ibn Mahled Ibn Jezijd el-Kuhustani ka thënë: Xheafer Ibn Mejmun ka thënë: Është pyetur Malik Ibn Enes për Fjalën e Allahut:"Mëshiruesi mbi Arsh qëndron," se si qëndron? Ai tha:"el-Istiua (ngritja dhe qëndrimi mbi diçka) nuk është i panjohur (në gjuhën arabe), përshkrimin e tij nuk e kap mendja, besimi në të është obligim dhe pyetja për të është bidat, por unë nuk të shoh ty veçse të humbur." Dhe urdhëroi që të nxirrej nga mexhlisi i tij.
Na ka treguar Muhamed el-Muhlidi el-Adël se Ebu Bekr Abdullah Ibn Muhamed el-Isfrajijni ka thënë: Na ka thënë Ebu el- Husejn Ali Ibn el-Hasen se Selemeh Ibn Shebijb ka thënë: Na ka thënë Mehdi Ibn Xheaferr Ibn Mejmun er-Ramli se Xheaferr Ibn Abdullah ka thënë: Erdhi një burrë te Malik Ibn Enes dhe e pyeti për Fjalën e Allahut:"Mëshiruesi mbi Arsh qëndron," se si qëndron? Thotë Xheaferri: Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij, saqë e mbuluan djersët nga nxehja dhe qëndroi pa folur me shikimin në tokë. Njerëzit po prisnin se çdo të ndodhte dhe pasi që u largua ajo nxehje dhe skuqje e madhe prej Malikut (Allahu e meshiroftë) ai tha:"Përshkrimin e tij nuk e kap mendja, Istiuaja nuk është e panjohur, besimi në të është vaxhib dhe pyetja për të është bidat. Por unë kam frikë se ti je i humbur." Pastaj urdhëroi që të nxirrej jashtë.
Dhe ma ka treguar të njëjtin hadith gjyshi im, Ebu Hamid Ahmed Ibn Ismail se gjyshi i babait tim, Ebu Abdullah Muhamed Ibn Udej Ibn Hamdauejh es-Sabuni ka thënë: Na ka thënë Muhamed Ibn Ahmed Ibn Ebi Aun en-Nesevi se Selemeh Ibn Shebijb ka thënë: Na ka thënë Mehdi Ibn Xheaferr er-Ramli se Xheaferr Ibn Abdullah ka thënë:Erdhi një burrë te Malik Ibn Enes dhe i tha: O Ebu Abdullah (llagapi i imam Malikut)! Thuhet në Kur'an: "Mëshiruesi mbi Arsh qëndron", si qëndron? Thotë Xheaferri: Nuk e kisha parë të nxehej ndonjëherë në atë mënyrë që u nxeh prej fjalës së tij… Pastaj përmendi njësoj si hadithi më lartë.
Është pyetur Ebu Ali el-Husejn Ibn el-Fadël el-Bexheli për Istiuanë me pyetjen: Si qëndron mbi Arshin e Tij? Ai tha:"Ne nuk dimë nga e fshehta veçse atë që na është treguar, dhe Allahu i Lartëmadhëruar na ka treguar se Ai qëndron mbi Arshin e Tij, por nuk na ka treguar se si ka qëndruar."
Na ka treguar hafiz Ebu Abdullah (ai është el-Hakim en-Nijsaburi) se Ebu Bekr Muhamed Ibn Daud ez-Zahid ka thënë: Na ka treguar Muhamed Ibn AbduRrahman es-Sami se Abdullah Ibn Ahmed Shebbuvejh el-Muruzi i ka thënë: Kam dëgjuar Ali Ibn el-Hasen Ibn Shekijk të thotë: Kam dëgjuar Abdullah Ibn Mubarek të thotë:"Ne e njohim Zotin tonë që është mbi shtatë qiejtë, që qëndron mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij dhe nuk themi siç thonë xhehmitë se: Ai është këtu - duke bërë me shenjë nga toka."
Kam dëgjuar hafiz el-Hakim Ebu Abdullah, në librin "Historia," të cilin e ka mbledhur për banorët e Nisaburit dhe në librin "Njohja e Hadithit," të cilat ai i ka mbledhur dhe nuk e ka paraprirë kush në to, të thotë: Kam dëgjuar Ebu Xheaferr Muhamed Ibn Salih Ibn Hani të thotë: Kam dëgjuar Ebu Bekr Muhamed Ibn Is'hak Ibn Huzejme të thotë:" Kush nuk thotë që Allahu i Madhëruar është mbi Arshin e Tij, që qëndron mbi shtatë qiejt, ai është kafir (mohues i Zotit të tij dhe lejohet gjaku i tij (vrasja e tij)). Atij i jepet rasti për t'u penduar dhe nëse nuk pendohet, atëherë i pritet koka dhe i hidhet në plehra, ashtu që mos të dëmtohen muslimanët nga era e keqe e kufomës së tij. Pasuria e tij bëhet si plaçka e luftës dhe nuk e trashëgon atë askush prej muslimanëve (të afërmëve të tij muslimanë), sepse muslimani nuk e trashëgon kafirin, siç ka thënë i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem):"Nuk e trashëgon muslimani kafirin dhe as kafiri muslimanin."
Imami ynë, Ebu Abdullah Muhamed Ibn Idris esh-Shafiij (Allahu e mëshiroftë) ka argumentuar në librin e tij "el-Mebsut" në çështjen e lirimit të një robëreshe besimtare prej atij që ka bërë një gjynah që kërkon kefareh (të lirosh një rob, apo ndonjë adhurim tjetër që të të falet ai gjynah) dhe se jobesimtarja nuk vlen për këtë lloj faljeje, ai argumentoi me hadithin e Muavije Ibn Hakim i cili donte të lironte një robëreshë të zezë për kefareh dhe pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lallahu alejhi ue sellem) për ta liruar atë.
Atëherë, i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e provokoi robëreshën duke i thënë:"Kush jam unë?"
Ajo bëri me shenjë nga ai dhe pastaj nga qielli, d.m.th. "Ti je i Dërguari i Allahut që është në qiell."
Atëherë, i Dërguari (sallallahu alejhi ue sel-lem) tha:"Liroje atë sepse ajo është besimtare!"
Gjykoi kështu i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sellem) se ajo është muslimane dhe besimtare për shkak të pohimit të saj që Allahu është në qiell dhe se ajo e njohu Cilësinë e Zotin të saj që është Lart dhe mbi krijesat e Tij.
Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) argumentoi me këtë hadith për t'u provuar kundërshtarëve të tij të cilët thonë se lejohet në kefareh të lirosh një robereshë jobesimtare, që ajo duhet të jetë besimtare. Ai nuk argumentoi me këtë hadith vetëm për shkak se vetë ai beson se Allahu i Lartësuar është mbi krijesat e Tij, mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij. Ashtu siç është edhe bindja dhe besimi i muslimanëve të Ehli Sunetit dhe Xhematit, të parët dhe të mëvonshmit prej tyre. Sepse imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) nuk transmetonte ndonjë Hadith të saktë dhe të mos besonte atë dhe të vepronte sipas tij.
Na ka treguar Hakim Ebu Abdullah (Allahu e mëshiroftë) se imam Ebu el-Uelijd Hasan Ibn Muhamed, dijetari i fikhut, ka thënë: Na ka thënë Ibrahim Ibn Mahmud: Kam dëgjuar Rabij' Ibn Sulejman të thotë: Kam dëgjuar Shafiun të thotë:"Nëse shihni që unë të them ndonjë fjalë nga vetja ime dhe ndonjë hadith i saktë i të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e kundërshton atë, atëherë dijeni se mendja ime më ka ikur (në atë çështje)."
Thotë Hakimi (Allahu e mëshiroftë): Kam dëgjuar Ebu el-Uelijd më shumë se një herë të thotë: Më kanë treguar nga ez- Zeaferani se Shafiu (Allahu e mëshiroftë) transmetoi një ditë një Hadith dhe dikush prej atyre që ishin prezent tha: O Ebu Abdullah! A është fjala jote e njëjtë me këtë hadith? Ai tha:"Mos më sheh gjë në zgjedhje apo në kishë?! Apo mos sheh të kem veshur uniformë të jobesimtarëve?! Unë jam në një xhami të muslimanëve, kam veshur veshjen e tyre, iu drejtova kibles së tyre dhe pastaj të transmetova një Hadith nga i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e të mos gjykoj sipas tij!"
Ebu Uthmani thotë: Dallimi ndërmjet pasuesve të Sunetit dhe pasuesve të bidatit, është se pasuesit e bidatit nëse dëgjojnë një Hadith që flet për Cilësitë e Allahut, e kthejnë mbrapsht atë dhe nuk e pranojnë /…/, pastaj e sqarojnë atë me sqarime të tilla pas të cilave fshihet heqja e hadithit që nga rrënjët dhe rrëzimi /…/, me mendjet dhe gjykimet e tyre, duke e ditur plotësisht dhe me bindje të plotë se thënia e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka për qëllim atë që ka thënë në kuptimin e drejtpërdrejtë, sepse Ai (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) e njeh Zotin e Tij më shumë se ç'dokush tjetër dhe nuk thotë për Të veçsetë vërtetën, të sinqertën dhe shpalljen. Allahu i Lartësuar thotë:"Ai nuk flet nga dëshira (mendja) e tij, por Ai (Kur'ani dhe Suneti) është vetëm shpallje që i frymëzohet."
Thotë Zuhriu, prijësi i prijësave (të dijes) dhe dijetarë të tjerë të umetit musliman (Allahu i mëshiroftë):"Detyra e Allahu është sqarimi, detyra e të Dërguarit është komunikimi (lajmërimi i njerëzve) dhe detyra jonë është pranimi dhe dorëzimi."
Junus Ibn Abdus-Samed Ibn Meakal transmeton nga babai i tij se Xhead Ibn Dirhem erdhi te Uehb Ibn Munebih që ta pyesë për Cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe ai iu përgjigj: "Mjerë ti, o Xhead! Unë kam frikë se je prej të shkatërruarëve. O Xhead! Nëse neve nuk do të na kishte njoftuar Allahu në Librin e Tij se Ai ka Dorë, Sy e Fytyrë, atëherë ne nuk do thonim këtë gjë. Kështu që ki frikë Allahun!" Nuk zgjati shumë dhe Xheadi u vra dhe u kryqëzua.
Halid Ibn el-Kisri mbajti hutbe ditën e kurban bajramit në Basra dhe tha nga fundi i saj: "Shkoni nëpër shtëpitë tuaja dhe prini kurbanet tuaja në të cilat Allahu iu dhëntë bereqet! Ndërsa unë do ta bëj kurban sot Xhead Ibn Dirhemin, i cili thotë se Allahu nuk e ka marrë Ibrahimin si Halijl (të dashur) dhe se nuk i ka folur Musait me Fjalën e Tij. I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga ajo që thotë Xheadi, shumë e shumë i Lartë! Pastaj zbriti nga minberi dhe e theri me dorën e tij, pastaj urdhëroi që ta kryqëzojnë."
Burimi: AKIDEJA E SELEFEVE DHE DIJETAREVE TE HADITHIT Imam Ebi Uthman Ismail ibën Abdurrahman es-Sabuni (373-449 h.) Përktheu: Bledar Hoxha
Burimi: http://www.albselefet.com/besimi-islam/15726-qendrimi-i-allahut-mbi-arshin-e-tij.html |
|