Disa dëshmi legale për kushtet e xhihadit
1. Aftësia
Allahu ka thënë:
« S’ka gjë të keqe ndaj të dobëtëve, ndaj të sëmurëve e ndaj atyre që s’kanë për të harxhuar, nëse janë të sinqertë ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij.
Nuk ka vend për vërejtje ndaj bamirësve » [9: 91]
« S’ka gjë të keqe për të verbrit dhe për të gjymtuarit » [48:17]
« Kini frikë Allahun sa të keni mundësi » [64:16]
« O pejgamber, nxiti besimtarët për luftim. Nëse njëzet prej jush tregohen tëduruar, do t’i mundin dyqind. Nëse janë njëqind prej jush, do t’i mundin njëmijë nga mosbesimtarët, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë. Allahu jua lehtësoi ngaqë e njeh dobësinë tuaj. Kështu, nëse janë njëqind të duruar prej jush, do t’i mundin dyqind. Nëse janë një mijë prej jush, do t’i mundin dy mijë me lejen e Allahut. Dhe Allahu është me të duruarit. » [8:65-66]
2.Burrëria [Dhukureh]
Allahu ka thënë:
« Dhe kur shpallet një kaptinë që ata të besojnë në Allahun dhe luftojnë krahas të Dërguarit të Tij, ata që u është dhënë fuqi, kërkojnë leje nga ti dhe thonë:’Na lë. Do të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë’. Ata janë të lumtur tëjenë me ata që rrinë prapa [dmth me gratë e fëmijët], dhe atyre u janë vulosur zemrat prandaj nuk kuptojnë » [9:
86-87]
Nga Aishah [Allahu qoftë i kënaqur me të]:”Vërtet, ne e shohim xhihadin siveprën më të çmuar. Pra, a të luftojmë bashkë me ju? Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:”Për ju [gratë] xhihadi më i çmuar është haxhi”. [el-Buhari, nr.2784]
3. Leja nga prindërit
Nga Abdilah bin Amr [radi Allahu anhu]:”Një njeri erdhi tek pejgamberi të kërkonte leje për xhihad. Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:’A i ke gjallë prindërit?’ Ai tha:’Po’. Ai i tha:’Përpiqu [bëj xhihad] tek ata’”. [el-Buhari, nr.5972;Muslim, nr.2549]
Ibn Haxher shpjegoi:”... dmth: nëse i ke dy prindër, atëherë ushtro mundin tënd në respektim dhe mirësjellje ndaj tyre, sepse kjo zë vendin e luftimit të armikut për ty”. [Fet’h el-Beri]
Nga Sa’id el-Khudri [radi Allahu anhu] se “Një njeri migroi tek pejgamberi dhe ai i tha:
- A ke dikë në Jemen?
- Dy prindërit e mi, - u përgjigj ai
- A të kanë dhënë leje?’
- Jo.
- Kthehu te ata e kërko leje prej tyre. Nëse të lejojnë, lufto. Përndryshe,
respektoji ata”. [Ahmed, Ebu Daud, dhe është vërtetuar nga Ibn Hibban].[/size]
4. Liria
Allahu ka thënë:
« S’ka gjë të keqe ndaj të dobëtëve, ndaj të sëmurëve e ndaj atyre që s’kanë për të harxhuar, nëse janë të sinqertë ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij »[9:91]
Robi është nga ata që nuk posedojnë, kështu që përfshihen në shprehjen « ... ndaj atyre që s’kanë për të harxhuar »
5.Përgjegjësia [mosha madhore]
Nga Ibn Umer [radi Allahu anhu], i cili ka thënë:”Iu ofrova pejgamberit [për tëluftuar] në ditën e Uhudit, kur isha 14 vjeç, dhe ai nuk më lejoi. Kurse, kur iu ofrova në ditën e Hendekut, kur isha 15 vjeç, ai më lejoi”. [el-Buhari, nr.4097]
6. Dallimi i Flamurit
Allahu ka thënë:« Luftoji ata, derisa të mos ketë çrregullim dhe e tërë feja [adhurimi] të jetë për Allahun » [2: 193]
Nga Ebi Hurejre [radi allahu anhu], i cili ka thënë:”I Dërguari i Allahut ka thënë:‘Kushdo që lufton nën flamurin e injorancës, duke u zemëruar për një grup, duke thirrur për te një grup apo duke e ndihmuar një grup dhe vritet, do të vdesë me vdekje si të ditëve të Injorancës [para-islamike]’”. [Muslim nr. 1848]
7. Leja e rregulluesit të çështjeve [udhëheqësit]
Allahu ka thënë:
« Allahu të faltë! Përse i lejove [të rrinë prapa]? [Është dashur të presësh] Derisa të sinqertit të dallohen ndërsa gënjeshtarët do t’i njihje » [9:43]
« Ata që besuan në Allahun dhe në Ditën e Fundit, nuk kërkojnë leje nga ti qët’i lirosh nga luftimi me pasurinë dhe vetët e tyre. Dhe Allahu i di tëdevotshmit » [9: 44]
« Vërtet, vërejtja është kundër atyre [hipokritëve] që kërkuan leje nga ti [për tëqëndruar prapa] kurse janë të pasur. Ata qenë të kënaqur të ishin me ata qëmbetën prapa [dmth me gratë dhe fëmijët], dhe Allahu i vulosi zemrat e tyre, por ata nuk dinë » [9: 93]
« Nëse Allahu ju kthen te një grup prej tyre [hipokritëve] dhe ata të kërkojnëleje për luftim, thuaj:’Ju kurë s’do të dilni [për të luftuar] me mua dhe ju kurrë s’do ta luftoni armikun me mua » [9: 83]
« Vërtet, besimtarë janë ata që besuan në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, dhe, nëse ata gjinden në ndonjë çështje të përbashkët, ata nuk largohen pa kërkuar leje prej tij » [24: 62]
Nga Ibn Abas [radi Allahu anhu] se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
“S’ka migrim/hixhret pas pushtimit të Mekës, por ka xhihad dhe nijet. Nëse thirreni për luftë, nxitoni”. [el-Buhari nr.2825]
Nga Aisha [radi allahu anha]:”Kërkova leje nga pejgamberi për xhihad dhe ai mëtha:’Xhihadi juaj [dmth i grave] është haxhi’”. [el-Buhari nr.2875]
Nga Ibn Umer [radi Allahu anhu]:”Iu ofrova pejgamberit [për të luftuar] në ditën e Uhudit, kur isha 14 vjeç, dhe ai nuk më lejoi. Kurse, kur iu ofrova në ditën e Hendekut, kur isha 15 vjeç, ai më lejoi”. [el-Buhari, nr.4097]
Nga Ebi Hurejre [radi Allahu anhu]:”I dërguari i Allahut tha: ’Imami/udhëheqësi është mburojë. Personi lufton prapa tij”. [el-Buhari nr.2957]
8. Dallimi i radhëve
Shejh Ebu Enes shpjegon:”Dallimi i radhëve në mënyrën që besimtarët nuk do të ishin të përzier me mosbesimtarët në aspektin e xhihadit kundër mosbesimtarëve, çka do të pamundësonte kryerjen e tij [xhihadit], përveç nëpërmjet sulmimit e vrasjes edhe të muslimanëve”.
Allahu ka thënë:
« Po të mos ishte për besimtarët dhe besimtaret që ti nuk i dije dhe ti vrisje ata, me çka ti do të mëkatoje, Allahu do t’ju kishte urdhëruar t’i luftonit. Po të ishin ata të ndarë, Ne me siguri do t’i dënonim ata që mohuan me një dënim të dhembshëm » [48: 25]
Shkoqitur nga el-Xhihad: Anua’uh ue Ahkamuh uel-Hadd el-Fasil Beineh ue Bein el-Feuda
Dr. Ebu Enes Hamad bin Ibrahim el-Uthman, profesor në kolegjin e Sheriatit dhe Studimeve Shkencore në universitetin e Kuvajtit.
Burimi: http://mburoja.net/PDF_files/1ab272e...ce64430d9b.pdf