Administrator Administrator


Numri i postimeve: 65 Join date: 24/12/2011 Location: Në këtë Dunja të përkohshëm
 | Titulli: Shtëpia që nuk ka hurme është familje e uritur Mon Jan 02, 2012 10:50 am | |
| Shtëpia që nuk ka hurme është familje e uritur
Shkruar nga et-Tirmidhi E Diel 01 Janar 2012 07:07
Imam Muhammed bin Isa et-Tirmidhi Burimi: al-Xhemi (1875)
Shpjegon: Shejkh Imam Muhammed Abdurr-Rrahman el-Mubarakfuri Burimi: Tuhfet-ul-Ahuedhij (5/436) 1875 –Transmetohet nga Aishja e cila ka treguar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shtëpia që nuk ka hurme është familje e uritur.” (1)
Shpjegim:
- Është thënë se hadithi është i veçantë për banorët e Medinës, furnizimi kryesorë i të cilëve (ndër të tjera) ishin hurmet.
- Është thënë gjithashtu se qëllimi është për të treguar vlerën e hurmeve. Ibn-ul-Arabi ka thënë: “Kjo ishte për shkak se hurmet ishin furnizimi i tyre kryesor. Nëse ato nuk ekzistonin në një shtëpi, kjo do të thoshte se ata ishin të uritur. E njëjta gjë vlen për të gjitha vendet e tjera duke pasur për qëllim furnizimin e tyre kryesorë.”
Neveviu ka thënë: “Ky është argument për mirësinë e hurmes. Gjithashtu, është argument edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes së ushqimit për familjen.” Et-Tibij ka thënë: “Kjo mund të kuptohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nxitë për të qenë i kënaqur me hurmet, nëse jeton në një vend në të cilin ka shumë hurme. Nëse ata janë të lumtur dhe të kënaqur me hurmet (dhe do t’i hanin ato), ata nuk do të ishin të uritur ndryshe nga shtëpia që nuk ka hurme.” (1) Muhammed bin Sehl bin Asker dhe Abdullah bin Abdirr-Rrahman na kanë treguar neve se: Jahja bin Hasan na ka treguar se: Sulejman bin Bilal na ka treguar neve nga Hisham bin Urueh nga babai i tij, nga Aishja e cila ka treguar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:...
Burimi: http://perlat-muslimane.com/al/index.php?option=com_content&view=article&id=1151:shtepia-qe-nuk-ka-hurme-eshte-familje-e-uritur&catid=65:shendeti-dhe-ushqimi&Itemid=56 |
|