Administrator Administrator


Numri i postimeve: 65 Join date: 24/12/2011 Location: Në këtë Dunja të përkohshëm
 | Titulli: Ibn Kajimi mbi ndjekjen e Shkollës se Mendimit(Medh’hebit) Fri Dec 30, 2011 3:38 pm | |
| Ibn Kajimi mbi ndjekjen e Shkollës se Mendimit (Medh’hebit)
Pyetja: “A duhet qe njeriu i rëndomët ta ndjekë njërin nga medh’hebet e njohura apo jo?
Pergjigjia e Ibnul Kajimit rahimehullah: Lidhur me këtë ka dy thënie:
Nuk eshte obligative mbi te dhe kjo eshte ajo qe eshte e sakte dhe definitive , pasi qe nuk ka asgje obligative perveq asaj qe Allahu, subhanehu we teala, dhe I Derguari I Tij , salallahu alejhi ve selam, e kane obliguar .As Allahu, e as I Derguari I Tij nuk e kane bere obligim ndjekjen e ndonje shkolle te mendimit (medh’hebi) per asnje njeri te umetit dhe per ta pasuar vetem ate ne Fe. Gjeneratat me te mira kane kaluar dhe asnjeri nga ata nuk e ka bere kete.Ne te vertete, njeriu i rendomet nuk mund te kete medh’heb, edhe nese ai mendon se ka , ngase njeriu i rendomet nuk ka medh’heb fare. Kjo eshte per arsye se medh’hebi eshte ose per ate I cili ka mundesi te hulumton deri ne nje nivel te caktuar dhe te kuptoj argumentet dhe po ashtu te dije per medh’hebet tjera ose per ndonjerin qe ka lexuar liber lidhur me detajet e atij medh’hebi dhe I di vendimet dhe thenjiet e imamit te tij.
Sa I perket atij qe nuk ka mundesi te bëjë asgje nga kjo , por vetem thote: „Une jame Shaf’i...“ ose “ Une jam Hanbeli …” etj, ai pastaj nuk behet keshtu vetem pse thote me fjale, njejte do te ishte rasti sikur te thoshte “ Une jame dijetar fetar…” ose “ Une jame dijetare I gramatikes…” , ai nuk behet I tille vetem pse ka thene ashtu.
Kjo metej sqarohet me faktin se ai qe thote” Une jame shafi, maliki,…ose hanefi” , duke pohuar se e pason ate imam dhe rrugen e tij, do te jete I sinqerte vetem nese do ti ndiqte rruget e tij ne kerkim te diturise, kuptimit dhe nxjerrjen e argumenteve.Ndersa ky, me injorancen e tij dhe duke qene large nga sjelljet, dituris dhe rruges se imamit , si mund te jete me vend(sakte) per te t’ia pershkruaj vetes atij vetem me pohime te thjeshta dhe me fjale te zbrazta qe nuk kane kuptim?!
Si mundet qe njeriu I rendomet te kete medh’heb?
Edhe po te imagjinohej,kjo nuk do te ishte obligative mbi te e as per asnje tjeter qe gjithmone ta pasoj medh’hebin e nje njeriu te caktuar nga umeti, deri ne ate nivel qe ti pranoj te gjitha theniet e tij dhe t’i refuzoj theniet e te gjithe te tjereve. Kjo eshte nje risi e piste qe eshte futur brenda Ummetit.
Asnjehere , asnje dijetar i Islamit nuk e ka thene kete dhe ata jane me te larte ne pozite dhe kane me shume dije per Allahun se sa t’i urdheroj njerezit ne kete . Edhe me larg se vertetes eshte thenjia e atyre qe thone se ai patjeter duhete te ngjitej per medh’hebin e nje dijetari dhe akoma large se vertetes eshte ai qe thote, ai duhet patjeter ta ndjeke njerin nga kater medh’hebet! O Allah, sa e quditshëme!
A thua medh’hebet e as’habeve te te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi we selem, te tabi’inve , te atyre qe kane ardhur pas tyre dhe te gjithe dijetareve te Islamit , a thua vallë te gjithe jane prishur(anuluar) perveq medh’hebeve te vetem kater njerezve nga te gjithe dijetaret dhe imamet?
Aq me teper , ajo qe Allahu i Lartemadherishem dhe i Derguari i Tij , salallahu alejhi we selem , e kane bere obligative mbi as’habet , tab’inet dhe per ata qe kane ardhur pas tyre eshte e njejta qe Ai e ka bere obligative mbi ata pas tyre deri ne Diten e Ringjalljes .Ajo qe eshte obligative nuk ka variacione dhe nuk ndryshon , megjithse menyra se si arrihet mund te variroje ose vlera e asaj qe eshte obligative mund te ndryshoj ne saje te asaj qe Allahu dhe i Derguari i Tij e kane bere obligative.
Ata qe thone se eshte e sakte qe njeriu i redomte te kete medh’heb pohojne:“ Ngase ai beson se medh’hebi qe ia pershkruan vetes eshte i verteti, andaj ai duhet patjeter te jetei sinqerte ne besimin e tij“.
Nese keto thenie te tyre do te ishin te sakta atehere kjo do te thoshte se eshte e ndaluar kerkimi i ndonje gjykimi (vendimi) tjeter nga dikush tjeter pos njerezve te medh’hebit te tij dhe njejte se eshte e ndaluar te merret medh’hebi i ndonje tjeteri qe eshte i barabarte apo me i madhe se imami i tij dhe do te thoshte edhe shume gjera tjera qe do te shfaqnin pavertetsin e besimit te tij ne radhe te pare.Ne realitet do te nenkuptohej se, nese ai e sheh ndonje tekst nga i Derguari i Allahut , salallahu alejhi we selem , apo ndonje thenie nga kater halifet qe eshte e ndryshme nga ajo qe e imamit te tij, ai do te duhej ta braktiste tekstin dhe theniet e as’habeve duke i dhene perparesi thenies se imamit te tij.
Perkundrazi, ai duhet te kerkoj nga cilido qe deshiron nga pasuesit e kater medh’hebeve dhe te tjereve perskaj tyre.Nuk eshte obligim mbi te apo mbi ate qe jep gjykim(vendime) ta perkufiztoj veten vetem per njerin nga kater imamet .Mbi kete eshte koncenzuesi i umetit, njejte siq nuk eshte obligative per dijetarin te kufizoj veten ne hadithet qe transmetohen nga njerezit e vendit te tij ose nga ndonje vend ne veqanti, perkundrazi nese ndonje hadith eshte autentik kjo eshte obligim te veprohet sipas tij, pa marre parasyshe se a eshte transmetuar nga njerezit e Hixhazit , Irakut , Shamit , Egjiptit apo Jemenit.
Burimi: I’lamul-Mavaki’in(4/261)Burimi: http://www.albselefet.com/fet-ua-nga-shejkhul-islam-ibn-kajjim-el-xheuzijje-all-llahu-e-meshirofte/4724-iben-kajimi-mbi-ndjekjen-e-shkolles-se-mendimit-medh-hebit.html |
|