SelefuSalih
Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu...Stafi i Forumit ju uron mirëseardhje, bashkëbisedim dhe përfitim të këndshëm pranë http://selefusalih.albanianforum.net/forum Regjistrimi është falas dhe ju kushton maksimumi 1 minutë kohë. Allahu ju shpërbleft.

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” ... Suretu: Fusilet, ajeti: 33.
 
ForumiForumi    CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  

Share | 
 

 Me çfarë Allahu e ka dalluar gruan nga burri?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 65
Join date: 24/12/2011
Location: Në këtë Dunja të përkohshëm

MesazhTitulli: Me çfarë Allahu e ka dalluar gruan nga burri?!   Fri Dec 30, 2011 1:17 pm

Me çfarë Allahu e ka dalluar gruan nga burri?!



Shkruar nga Ebu Bekr bin el-Arabi

E Merkure 28 Dhjetor 2011 22:25





Shejkh Ebu Bekr bin el-Arabi:
Allahu i ka dhënë burrit gjashtë gjëra ndryshe nga gruaja:


1 - Burri është rrënja e gruas ndërsa ajo është degëzim i tij, sepse gruaja është krijuar prej burrit, gjë të cilën e ka përmendur Allahu në librin e Tij.

2 - Ajo është krijuar nga briri i tij i lakuar. Pejgamberi (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Nëse provon ta drejtosh do ta thyesh, e nëse shërbehesh me të, do të kesh të mira prej saj edhe pse është i lakuar.”

Gjithashtu, ka thënë: “Ta thyesh atë do të thotë ta shkurorëzosh atë.” [1]

3 - Feja e saj është e mangët.

4 - Mendjelehtë. Në një hadith thuhet:

“Unë nuk kam parë asnjë më mendjelehtë dhe me fe më të mangët sesa ju gratë, që ja merr mendjen edhe njeriut më të vendosur.”

Dikush nga të pranishmit i tha:

“O i Dërguari i Allahut, çfarë na mungon në mendjen dhe fenë tonë?” Ai (sal Allahu alejhi ue selem) u përgjigj:
“A nuk është dëshmia e dy grave sa dëshmia i një burri?”


Ato i thanë: “Po.”


Ai (sal Allahu alejhi ue selem) tha: “Kjo rrjedh nga mangësia e mendjes suaj.”

Pastaj ai (sal Allahu alejhi ue selem) tha: “A nuk e braktisni namazin dhe agjërimin kur jeni me menstruacione?” Ato u përgjigjën: “Po.”

Ai (sal Allahu alejhi ue selem) tha: “Kjo është mangësia në fe.” [2]

5 - Ajo trashëgon më pak se burri.

6 - Ajo është më e dobët se ai. Andaj nuk lufton dhe nuk merr plaçkë lufte.

E gjithë kjo, në vete përmban një urtësi të madhe. Mund të thuhet se, pse mangësia në fe i atribuohet asaj kur ajo nuk është shkaktare e atyre gjërave?


Ne përgjigjemi duke thënë se kjo i takon drejtësisë së Allahut.
Ai ul atë që Ai dëshiron, e ngritë atë që Ai dëshiron dhe vendos për gjërat siç Ai dëshiron. Ai lavdëron dhe Ai kritikon. Ai nuk pyetet në për atë që vepron, ndryshe nga njerëzit të cilët do të pyeten për atë që ata kanë vepruar!

Ai ka bërë krijimin në nivele të ndryshme dhe krijesave të Tij, u ka dhënë vende të ndryshme nga tjetri.

Kjo na është qartësuar neve nëpërmjet shpalljes dhe ne e kemi mësuar këtë ashtu siç është. Prandaj, e besojmë këtë dhe i nënshtrohemi ashtu siç duhet.


Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: : Ahkam-ul-Kur’an (1/300-301)


Perlat Muslimane - Faqe islame për motra


Marrë nga: http://www.albselefet.com/motra-muslimane-dhe-familja/15682-me-cfare-allahu-e-ka-dalluar-gruan-nga-burri.html#post43977
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://selefusalih.albanianforum.net
 

Me çfarë Allahu e ka dalluar gruan nga burri?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SelefuSalih :: Motra Muslimane dhe Familja :: Motra Muslimane dhe Familja-