SelefuSalih
Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu...Stafi i Forumit ju uron mirëseardhje, bashkëbisedim dhe përfitim të këndshëm pranë http://selefusalih.albanianforum.net/forum Regjistrimi është falas dhe ju kushton maksimumi 1 minutë kohë. Allahu ju shpërbleft.

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” ... Suretu: Fusilet, ajeti: 33.
 
ForumiForumi    CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  

Share | 
 

 Zekat-ul-Fitri sipas Imam Said bin el-Musejjib

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 65
Join date: 24/12/2011
Location: Në këtë Dunja të përkohshëm

MesazhTitulli: Zekat-ul-Fitri sipas Imam Said bin el-Musejjib   Thu Dec 29, 2011 12:30 pm

Zekat-ul-Fitri sipas Imam Said bin el-Musejjib


Shkroi Hashim Xhamil Abdullah


Medhebi i Saidit e konsideron Zekat-ul-Fitrin të detyrueshëm. Ky është gjithashtu mendimi i shumicës së dijetarëve, si i Ebu Hanifes, esh-Shafeiut, Ahmedit dhe është gjithashtu një nga mendimet e methebit të Malikut. Dëshmia e tyre është se Ibn Omeri (radij Allahu anhu) ka thënë: "I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e ka obliguar Zakat-ul-Fitrin; një Sa’ hurme apo një Sa’a elb." Buhariu dhe Muslimi.

Kushtet që Zekat-ul-Fitri të jetë i obliguar

(1) - Islami:

Dijetarët janë të pajtimit se një kafir nuk është i detyruar të paguajë Zekat-ul-Fitr për veten e tij. Megjithatë ata nuk bien dakord nëse një musliman është i detyruar të paguajë për kufarët të cilët jan nën mbikqyrjen e tij apo i ka anëtarë të familjes, p.sh. gruaja, robi i tij apo të afërmit e tjerë. Imam Said thotë se kjo nuk është e detyrueshme, këto fjalë i citon Neveviu nga ai. Këtë mendim e kanë edhe Aliu, Xhabir bin Abdil-lah, el-Hasan, Ebu Theur, Malik, esh-Shafi'i dhe Ahmedi.

(2) - Liria:

Medhebi i Saidit janë të mendimit se një rob nuk është i detyruar të paguajë Zekat-ul-Fitrin, qoftë për veten e tij apo për dikë tjetër. Në vend të kësaj pronari duhet të paguaj Zekat-ul-Fitrin për robërit e tij. Kjo është cituar nga En-Neveviu. Shih el-Mexhmu "(6 / 120).


(3) - Pubertiteti:

Imam Said besonë se një fëmijë nuk është i detyruar të paguajë Zekat-ul-Fit derisa të hyjë në pubertetitet. Është transmetuar se ai ka thënë: "Zekat-ul-Fitri është i detyruar vetëm për të agjëruesin." Sherh-ul-Ihja '(4 / 81). Gjithashtu ai ka thënë: "Vetëm ai që fal namazin dhe agjëron Ramazanin paguanë Zekat -ul-Fitrin." El-Mexhmu (8 / 237). Dëshmi e tij është ajo që është transmetuar nga Ibn Abasi: "I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) urdhëroi Zekat-ul-Fitrin që agjëruesi të pastrohet nga fjalët e kota dhe gjërat e turpshme." Ebu Davud (2 / 111).[/size]


Kryesorja është se Ligj-Vënësi e ka obliguar zekat-ul-Fitrin për ta pastruar agjëruesin nga fjalimet e shkujdesura dhe gjërat e turpshme. Kjo vlen vetëm për një person të moshës madhore. Ndërsa fëmiju nuk ka mëkate për të pastruar, sepse lapsi është ngritur nga ai(nuk i shkruan mëkatet e tij).

____________________________

Burimi: Fikh el-Imam Said bin el-Musejjib (2/187)

http://perlat-muslimane.com/al


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://selefusalih.albanianforum.net
 

Zekat-ul-Fitri sipas Imam Said bin el-Musejjib

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SelefuSalih :: Shtyllat e Islamit :: Zekati-