Administrator Administrator


Numri i postimeve: 65 Join date: 24/12/2011 Location: Në këtë Dunja të përkohshëm
 | Titulli: Festimi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri Thu Dec 29, 2011 12:23 pm | |
| Festimi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Shkruar nga Shejkh Bin Baz E Marte 27 Dhjetor 2011 07:02
Pyetje: Disa myslimanë marrin pjesë në ceremonitë e të krishterëve. Çfarë mendoni për këtë?
Shejkh Bin Baz: Nuk është e lejuar për burrat dhe gratë myslimanë të marrin pjesë në ceremoni të krishterëve, çifutëve dhe në ceremoni të jobesimtarëve tjerë. Në fakt, është e detyrueshme për të qëndruar larg prej tyre. Kushdo që i ngjason një populli ai është prej tyre. I Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) na ka paralajmëruar që të mos ngjasojmë me ta dhe sjelljet tona të mos jenë sikurse sjelljet e tyre.
Besimtarët dhe besimtaret duhet të qëndrojnë larg nga kjo gjë. Nuk lejohet në asnjë mënyrë t’u ndihmohet atyre në diçka që i shërben ceremonive të tyre. Këto ceremoni janë në kundërshtim me Sheriatin Islam dhe, kështu nuk është e lejuar pjesëmarrja në to, ndihma për të mbajtur ndonjë ceremoni të tillë, apo edhe përgatitja e ndonjë ushqimi e pije për respekt. Allahu i Madhëruar thotë:
“Ndihmohuni mes vete në mirësi dhe përkushtim (ndaj Allahut), e mos u ndihmoni në mëkate e armiqësi. Kini frikë Allahun, se me të vërtetë Allahu është i Ashpër në ndëshkim.”
Dhe pjesëmarrja me të pafetë në ceremonitë e tyre është ndihmë për në mëkat dhe armiqësi.
Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue Makalat Mutaneui'ah (6 / 405)
http://perlat-muslimane.com/al
|
|