SelefuSalih
Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu...Stafi i Forumit ju uron mirëseardhje, bashkëbisedim dhe përfitim të këndshëm pranë http://selefusalih.albanianforum.net/forum Regjistrimi është falas dhe ju kushton maksimumi 1 minutë kohë. Allahu ju shpërbleft.

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” ... Suretu: Fusilet, ajeti: 33.
 
ForumiForumi    CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  

Share | 
 

 Rregullorja e Forumit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 65
Join date: 24/12/2011
Location: Në këtë Dunja të përkohshëm

MesazhTitulli: Rregullorja e Forumit   Sun Dec 25, 2011 1:29 pm

Rregullorja e Forumit


Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton të Adhurohet përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë.Ali Imran: 102.

O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju. Nisa: 1.

O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh. Ah`zab: 70:71.

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (alejhis-selatu ue sel-lem). Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.



Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

Të nderuar anëtar, mirë se keni ardhur në thttp://selefusalih.albanianforum.net ju dëshirojmë rehati dhe çaste te rehatshme dhe me ndihmën e All-llahut t`ia kaloni sa më mirë.

Rregullorja e këtij forumi është si mëposhtë:

1). Forumi, si bazë e temave që postohen, e ka Kur`anin, Sunnetin dhe kuptimin e këtyre te dyjave sipas të kuptuarit të të parëve tanë të mirë (Selefus-Salih).

2). Që të regjistroheni në forum ju duhet 1 minutë dhe është Falas.

3). Postuesit apo antarët, duhet që në rastin e publikimit të një shkrimi apo materiali, të tregojnë autorin dhe burimin e marrjes së tekstit, në të kundërtën, tema apo postimi do të fshihet pa paralajmërim.

4). Lejohet të reklamohet çdo Web Faqe, e cila si bazë të saj ka Kur`anin, Sunnetin dhe kuptimin e këtyre te dyjave sipas të kuptuarit të të parëve tanë të mirë (Selefus-Salih).

5). Stafi i Forumit, ka të drejtë që t`i shlyej postimet apo t`i mbyll temat, në rast se e shikon të nevojshme.

6). Ndalohet postimi i artikujve që bazën e tyre nuk e kanë nga Kur`ani dhe Sunneti.

7). Ndalohet postimi i artikujve të marrura nga Web Faqet e grupacioneve të ndryshme sikurse (Shijat, Khauarixhët, Ahmedijtë etj) dhe ato do të fshihen menjëherë dhe pa paralajmëruar.

8). Nuk lejohet rregjistrimi me emra ofendues.

9). Nuk lejohet që të rregjistrohesh me emra në formë të lidhjeve të Internetit (si: .com, .net, etj.)

10). Nuk lejohet, që Brenda nënshkrimit të ketë lidhje interneti.

11). Stafi i forumit, nuk e mban përgjegjësin rreth postimit të Audio Ligjeratave që janë prodhime të Studiove të ndryshme.

12). Nuk do të lejohen ofendimet (të çdo lloj forme) ndërmjet antarëve, qofshin këto ofendime të thëna nga ata që e prendendojnë Menhexhin dhe Akiden e saktë apo prej atyre që i përkasin grupacioneve të humbura. Në këtë rast, fjalët ofenduese do të redaktohen.

13). Titujt e temave të jenë të formuluara në mënyrën më të mirë dhe sipas rregullave të drejtshkrimit, p.sh: Rregullat e forumit dhe jo RREGULLAT E FORUMIT apo ReGuLlAt E fOrUmIt e mënyra të tjera të shkrimit.

14). Çdo Anëtari apo Anëtareje nuk do t`i lejohet më që të shkruajnë Mesazhe Private (PM) drejtë njëri/tjetrit në forum. Porse, mundet që të kontaktojnë vetëm me Stafin e Forumit për ndonjë problem.

Ju lutemi, ti keni parasysh këto rregulla që të mos keqkuptohemi.

All-llahu na ruajt dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë. Amin.



Me respekt Stafi i forumit-Selefu Salih

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://selefusalih.albanianforum.net
 

Rregullorja e Forumit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
SelefuSalih :: Rregullat e Forumit :: Rregullat e Forumit-